Tiranë- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen enjë 25- vjeçarje është regjistruar pak minuta më parë në Tiranë, në Institut.
Drejtuesi i mjetit me inicialet E.B ka akpërplasur për vdekje këmbësoren A.A., 25-vjeçe e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.
Sipas njoftimit të policisë, drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Informacion-Më datë 08.02.2021, rreth orës 07:15, në Institutit, mjeti me drejtues shtetasin E. B, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A. A., 25 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.