Tiranë- Një banesë në Finiq të Sarandës është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, ndërsa asfiksimi prej tymit i ka marrë jetën 90-vjeçarit që jetonte i vetëm brenda saj.
Më datë 22.02.2021, rreth orës 08:40, në fshatin Krane, Finiq, ka rënë zjarr në banesën ku jetonte i vetëm shtetasi Th. Ç., 90 vjeç, i cili si pasojë e asfiksisë nga tymi ka ndërruar jetë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.