Vlorë- Pak minuta më parë një makinë është përfshirë nga flakët në lagjen ‘Partizani’ Vlorë.
Automjeti tip ‘Opel Zafira’ me targa AA 662 FM në pronësi të Ramadan Derajka, i cili ka pohuar për Alba News se gjithçka është shkrumbuar brenda 15 minutave.
“E fikëm me ujë, sa erdhi zjarrfiksja ishte djegur e gjithë. Makina kishte 2 orë e fikur, por duhet të ketë bërë ndonjë masë.” – shprehet pronari i automjetit.
Forcat zjarrëfikse dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje ku po punohet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.