Tiranë- Bledi Çuçi do të jetë ministri i ri i Brendshëm, duke zëvendësuar në këtë detyrë Sandër Lleshajn, që dha dorëheqjen pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i Forcave Shqiponja.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri, Edi Rama, i cili thekson në një postim në “Twitter” se do t’i dërgojë ditën e sotme Presidentit për dekretim emrin e Bledi Çuçit si ministër i Brendshëm.
“Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë”, shkruan Rama.