Një grua është gjetur e mbytur mëngjesin e sotëm në lumin Osum në Berat. Trupi i pajetë u konstatua rreth orës 09:00, ndërsa identiteti i viktimës, rreth 70 vjeçe, nuk dihet ende.
Shërbimet e policisë së bashku me shërbimet e zjarrëfikses kanë nxjerr trupin e pa jetë nga lumi. Nuk dihet se në cilat rrethana është mbytur gruaja, teksa detaje për këtë ngjarje janë shumë të pakta.