Gjendet një predhë luftarake e dyshuar e luftës së dytë botërore. Predha është gjetur nga banorë të fshatit Peshkëpi në Vlorë. Ka qenë një banorë i zonës ai i cili ka pikasur predhën në afërsi të tokave bujqësore. Predha e paplasur.
Banori që e ka gjetur thotë se ka qenë duke punuar tokën për të mbjellë pemë dhe në thellësinë 1.5 m ka ndeshur në predhën.
Predha është e rrezikshme pasi dyshohet të jetë e paplasur. Megjithatë as policia dhe as xhenierë ende nuknkanë shkuar në zonë.