Tiranë- Apeli liron infermieren Sidorela Celen dhe sanitaren Rukie Hoxhaj në spitalin Covid 2, të arrestuara për “Shpërdorim detyre” dhe “Mashtrim” të pacientëve të shtruar me Covid në këtë spital.
Të dyja akuzohen se kishin biseduar shpesh herë me Tiren për mënyrën se si do t’i ndanin paratë e marra nga pacientët.
“Vetë vendimi i gjykatës dilte në konkluzionin se nuk kishin bashkëpunuar me Tire Alldervishin. Vendimi i gjykatës është i drejtë”, tha avokatja e tyre para mediave.