Tiranë- Mëngjesi e sotëm disa persona ende të paidentifikuar kanë thyerë xhamat e OSHEE dhe kanë hyrë brenda.
Punonjësit e OSHEE në zonën e Bllokut kanë vënë re se dyert dhe xhamat ishin të thyer dhe kanë kutpuar se bëhet fjalë për një grabitje.
Deri më tani nuk dihet shuma që kanë vjedhur autorët, ndërkohë që policia ka zbarkuar në zyrat e OSHEE. Aktualisht po vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.