Krujë- I është vënë tritoli gjatë natës një banesë në Fushë-Krujë.
Sipas policisë raportohet se rreth orës 23:25 të mbrëmjes së djeshme, në fshatin Halil, Fushë Krujë, në ambientin e jashtëm të banesës, pronari Alfred Voga ka konstatuar një pako të vogël ku brenda saj kishte lëndë të dyshuar plasëse.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentin e rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit.