Tiranë- KQZ ka gjobitur kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj me 750 mijë lekë për shkelje të rregullave në zhvillimin e aktiviteteve elektorale.
Gjithashtu, Veliaj është gjobitur me 35 mijë lekë për mos raportim të aktiviteteve si edhe 40 mijë lekë për promovim të aktiviteteve të ndaluara.
Kanë qenë disa ankesa në KQZ, kryesisht për përfaqësuesit e mazhorancës. Ndërkaq mësohet se Veliaj është gjobitur me 35 mijë lekë pasi nuk ka deklaruar aktivitetin që ka kryer gjatë fushatës në cilësinë e kryebashkiakut dhe drejtuesit politik në Tiranë.
Lajm në përditësim…