Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiruliu ka bërë me dije se ka propozuar që pas datës 1 dhjetor të nis mësimi i alternuar, ku përfshihet mësimi online dhe i alternuar.
Në një komunikim në rrjetet e saj sociale, Manastirliu u shpreh se i ka propozuar që të aplikohet mësimi online dhe në klasë, si një alternativë e dytë, por kjo do të jetë në varësi të situatës epidemiologjike në zonë.
“Që këto masa të kenë efekt duhet që të zbatohen nga të gjithë. Për ne shëndeti juaj është i pari. Deri tani ekspertët kanë vlerësuar se fëmijët nuk janë transmetues të lartë. I rekomandojmë MARS që prej 1 dhjetorit, të aplikojnë mësimin e alternuar,”– shprehet Manastirliu.