Tiranë- Ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, aktori i humorit, Koço Devole. Aktori ka humbur jetën për shkak të sëmundjes vdekeprurëse të koronavirusit.
Artisti shqiptar Koço Devole u infektua me koronavirus disa ditë më parë dhe gjendja e tij shëndetësore ishte e rënduar dhe qëndroi në intubim. Devole vuante dhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruse, të cilat i kanë vështirësuar luftën me virusin.
Koço Devole është një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar. Përveçse është një aktor i shkëlqyer humori, Devole është karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. Rolet e tij në skene dhe ekran janë nga më të njohurit për publikun shqiptar.
Devole ka qenë skenarist dhe aktor në koncertet e vitit të Ri te RTSH-se në vitet 1979 – 1997 si edhe autor dhe Regjisor ne telekomedite: Çanta e zezë 1986, Të gjallë apo të vdekur 1996, Çanta me një milion 1993, Një ditë i çmendur 1995, Pushime në Romë 1996, Tre shokë pa shërbyesen 2001, Karafili dhe Kleopatra 2001, Milioneri 2005, Na ishte njëherë Shqipëria 2009.