Një person ka hipur tek skelat e Muzeut Kombëtar në qendër të Tiranës dhe kërcënon se do të hidhet nga lartësia nëse nuk i firmoset një kontratë pune. policia ka shkuar në vendngjarje dhe po negocion me të.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga abcnews.al qytetari është ngjitur në skela, që shërbejnë për rikonstruktimin e godinës së muzeut. Policia bën me dije se kanë marrë njoftim rreth orës 09:30 se një qytetar, i identifikuar si A. J., kërcënon të hidhet nga lartësia.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 09:30, Salla operative ka marrë njoftim se në Qendër, tek “Muzeu Kombëtar i Tiranës” shtetasi A. J., po tenton të hidhet nga lartësia e një ndërtese aty në afërsi.
Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilit po negociojnë me shtetasin A. J., për zbritjen e tij.
Gjithashtu në vendngjarja janë shërbimet e ambulancës dhe zjarrfikses.