• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

LAJMI I FUNDIT/ Pas zjarrit, shpronësohen ‘Sarajet’ në Tiranë, kjo është vlera që do të marrin pronarët e godinës

20/08/2021
in Aktualitet
0
I vihet flaka Sarajeve të Toptanëve në qendër të Tiranës

Është shpronësuar godina e Sarajeve në kryeqytet.

Qeveria ka botuar zyrtarisht kërkesën e Bashkisë Tiranë për shpronësimin e pronarëve të godinës historike të njohur si “Sarajet e Toptanëve”.

Në Fletoren Zyrtare, Agjencia Shtetërore për Shpronësimet ka shpallur kërkesën e bashkisë dhe kërkon të vëjë në dijeni pronarët për vlerësimin dhe për shumën e parave që do të përfitojnë. Vlera e shpronësimit për pronarët e “Sarajeve”, është gati 1.8 miliardë lekë. Godina preket tashmë nga projekti “Restaurimi dhe rijetësimi i ‘Banesa e Toptanasve’, Muzeu Etnografik i Tiranës”.

SHPALLJA NË FLETOREN ZYRTARE:

Fletorja Zyrtare Viti 2021–Numri 130Faqe|13436 KËRKESËNr.33/5, datë 19.8.2021PËR SHPRONËSIM PUBLIK Agjencia Shtetërore për Shpronësimin shpall kërkesën për shpronësim, për interes publik,të pasurive të paluajtshme, pronë private, që prekennga projekti “Restaurimi dhe rijetësimi i ‘Banesa e Toptanasve’, Muzeu Etnografik i Tiranës”. Subjekti kërkues i këtij projekti ështëBashkia Tiranë.

Me anë të këtij publikimi kërkojmë të vëmë në dijeni personat e prekur nga ky shpronësim, për pasuritë e paluajtshme, pronë private, të cilët do të kompensohen,sipas vlerësimitparaprak të llogaritur, bazuar në VKM-nënr. 89, datë 3.2.2016,“Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”, për pasuritë e llojit “truall”, si dhe bazuar në VKM-në nr. 138, datë 23.2.2000 “Për kriteret teknike të vlerësimit dhe të përllogaritjes së masës së shpërblimit të pasurive pronë private, që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të tëdrejtave të personave të tretë, për interes publik”, për pasuritë e llojit “ndërtesë banimi”, konfirmuar me çmim mesatar shitblerjesh nga ASHK-ja, Drejtoria Vendore,Tirana Veri, me shkresën nr. 2482/5 prot.., datë 17.8.2021, sipas tabelës paraprake bashkëlidhur .

Vlera totale paraprake e shpronësimit është178 694 456 (njëqind e shtatëdhjetë e tetë milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e katërqind e pesëdhjetë e gjashtë) leke.

Kërkesa e Bashkisë për shpronësimin e Sarajeve të Toptanëve vjen tre ditë pas zjarrit që përfshiu godinën historike, monument kulture në zemër të Tiranës. Pas flakëve që ranë në mesnatë në ndërtesë, ende nuk është kapur autori, megjithëse u filmua në kamera teksa largohej pasi i vuri flakën godinës. Zjarri u shua nga shoqëria civile, ndërsa ende nuk ka një dakordësi mes pronarëve dhe bashkisë për ccështjen e shpronësimit. Sapo zjarri u shua, kryebashkiaku Erion Veliaj, nxitoi të deklaronte se godina do i merrej pronarëve dhe do ti kalonte bashkisë.

Tags: albanewslajmi i funditshpronesohen sarajet
Previous Post

Mali i Zi ashpërson masat anti-Covid: Çfarë nevojitet për të hyrë ne shtetin fqinj?

Next Post

Turqia s’është “depo e refugjatëve”, Erdogan: Vendeve evropiane të marrin përsipër përgjithësitë

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
“Turqia e sheh veten pjesë të BE”/ Deklarata e Erdogan: Ne zgjedhim Evropën për aq kohë sa ajo nuk na detyron të favorizojmë dikë tjetër”

Turqia s’është “depo e refugjatëve”, Erdogan: Vendeve evropiane të marrin përsipër përgjithësitë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.