Plagosje me thikë në Vlorë. Një shtetas i sjellë me urgjencë në spitalin e Vlorë. Futur direkte në sallën e operacionit ku po i nënshtrohet ndërhyrjes.
Momenti kur 42 vjeçari i plagosur me thikë pasditen e kësaj të hënë në Vlorë niset drejt spitalit/.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen Pavarësia në Vlorë, ku shkak paraprakisht dyshohet se është një konflikt i çastit.
I plagosuri me thikë është shtetasi Klodian Toska, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.