Protesta e rithemelimit ka dalë nga kontrolli. Një person ka hyrë në radhët e protestuesve dhe ka goditur ish-kryeministrin në fytyrë. Menjëherë kanë ndërhyrë bodigardi i Sali Berishës dhe ish shefi i policisë Erzen Breçani që kanë rrahur rëndë personin duke e gjakosur. Atyre i janë bashkuar edhe mbështetësit që nuk kanë kursyer dhunën ndaj tij.
Por ky incident nuk e ka ndalur Berishën në misionin e tij. Masat e sigurisë u shtunë ndërsa vijoi marshimin drejt Bulevardit, i shoqëruar nga Ilir Meta.