Shkarkohet Voltana Ademi, Pjerin Ndreu zgjidhet kryetar i Shoqatës së Bashkive.
Ka përfunduar mbledhja e Shoqatës së Bashkive, në të cilën është vendosur zgjedhja e Pjerin Ndreut në krye të saj.
Ndreu u shpreh se: “Në Asamble marrin pjesë kryetarët e bashkive, zgjodhëm ekipin drejtues të shoqatës e cila kishte dy vite që nuk mblidhej. Kërkuam mbledhjen e jashtëzakonshme të asamblesë, u zgjodh kryesia e përbërë nga tre vetë, unë u zgjodha kryetar. Ne nuk merremi me fantazira, në shoqata aderojnë bashkitë dhe jo kryetarët, nuk ka të bëjë me emrin e kryetarit, nuk kanë të bëjnë emrat”.