Kalimi drejt Greqisë përmes pikës kufitare Kapshticës do të vijojë të jetë i bllokuar deri në datë 8 shkurt të këtij viti. Lajmin e ka bërë me dije drejtoria vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.
Në njoftim thuhet se kjo është një masë e vendosur nga autoritetet greke për përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë së COVID-19.
Deri në datën e përcaktuar dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur. Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë.
“Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë. Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë: Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri