Tiranë- Prokuroria e Posaçme është duke kryer hetime intensive përsa i përket dosjes Ndragheta të mbërritur një javë më parë në institucionin e akuzës.
Burime jo zyrtare nga SPAK, bëjnë me dije se prokuroria ka kërkuar shkresa nga agjencia e prokurorimit publik, për hetimin e nisur pas përgjimeve në Itali.
Sipas informacioneve SPAK ka kërkuar listën e tenderëve që janë dhënë nga viti 2013 e deri më sot. Mësohet se hetuesit kanë kërkuar informacion mbi tenderët qe përmenden në përgjime.