Greqi- Një tërmet i fuqishëm goditi pak më parë zonën e Larisas në Greqi.
Lëkundjet e tërmetit ishin tepër të forta aq sa u ndjenë edhe në mjaft qytete të Shqipërisë, përfshi edhe Tiranën. Ato zgjatën për disa sekonda duke shkaktuar alarm tek banorët, ndërsa nuk dihet ende nëse kanë shkaktuar apo jo dëme në zonën përrëth epiqendrës.
Autoritetet greke raportojnë se magnituda e tërmetit ishte 5.9 e shkallës Rihter.