Vlorë- Një traileri i markës “Man” është djegur pjesërisht. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tragjas, Vlorë, në momentin që mjeti ka qenë i parkuar, rreth orës 06:35.
Mësohet se traileri i djegur është në pronësi të 34-vjeçarit me inicialet A.D.. Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes, për zbardhjen e rrethanave dhe shkakun e zjarrit.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 14.01.2021, rreth orës 06:35, në fshatin Tragjas, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht traileri i markës “Man”, në pronësi të shtetasit A. D., 34 vjeç, banues në Tragjas. Grupi hetimor po punon për zbardhjen rrethanave të ngjarjes.