Tiranë- Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim është infektuar me COVID-19.
Lajmin e ka shpërndarë vetë Kim ku shprehet se do të vetë-izolohet në shtëpi nga ku do të ndjek detyrat e saj.
“Miq, doja t’ju njoftoja se kam testuar pozitivisht për COVID-19. Unë do të vazhdoj të kryej detyrat e mia ndërsa vetë-izolohem në shtëpi për ditët në vijim. Faleminderit për urimet tuaja dhe ju lutemi qëndroni vigjilentë për shëndetin tuaj!”