Kinë- Kina nuk raportoi asnjë rast të ri me COVID-19 për herë të parë në gati dy muaj.
14 rastet e reja janë të importuara ndërsa shtatë ishin në Shangai, pjesa tjetër në provincën juglindore Guangdong.
Që nga 16 dhjetori kjo është hera e parë që Kina regjistroi zero infeksione lokale duke treguar se masat e ndërmarrë nga autoritetet arritën të ndalonin përhapjen e sëmundjes më tej nga grupe të mëdha në provincën Hebei përreth Pekinit dhe verilindje të Heilongjiang dhe provincat Jilin.
Numri i rasteve të reja asimptomatike, të cilat Kina nuk i klasifikon si raste të konfirmuara me COVID-19, u rrit në 16 nga 10 një ditë më parë, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në një deklaratë.
Numri i përgjithshëm i rasteve COVID-19 në territorin e Kinës është 89,706, ndërsa numri i viktimave 4,636.