SHBA-2021 sapo nisi dhe gjithçka kemi parë nga familja Kardashian ka qënë DRAMA. Pas lajmeve se Kim dhe Kanye West janë duke u divorcuar, një tjetër lajm ka marrë dhenë.
Thuhet se Kanye West mund të ketë tradhëtuar Kim Kardashian me Jeffree Star, makeup artist i famshëm, i cili është mashkull mirëpo vishet dhe lyhet si femër.
Shkak i gjithë bujës u bë Ava Lousie që për më tepër shprehet se nuk është habitur nga ky fakt sepse e ka ditur prej kohësh për marrëdhënien e Kanye me Jeffree. Sipas lajmeve reperi është shërngulur në Wyoming për të qëndruar larg Kim, por nga ana tjetër ky vend është vizituar shpesh nga Jeffree kohët e fundit. Jeffree nga ana tjetër ka një pronë pikërisht në Wyoming.
Daniel “Keemstar” Keem kërkoi një prononcim ditën e sotme nga Star në lidhje me këtë teori dhe mori si përgjigje: “Hahaha. Unë jam duke kaluar bukur në Ëyoming, ejani vizitojeni ndonjëherë!”
Po ashtu, Jeffree fshiu një status të bërë në 2011 kur kishte shpërndarë postimin e Kanye që thoshte “Nata e kaluar ishte shumë argëtuese! Xoxo”.
Nuk ka asnjë provë për të vërtetuar që Star dhe Kanye janë në të vërtetë në një lidhje mirëpo të gjitha këto detaje nuk janë rastësi!