Los Angelos- Mbrëmjen e kaluar, Vanessa Bryant ka kujtuar bashkëshortin, Kobe dhe vajzën, Gigi pas ndeshjes së zhvilluar mes Miami Heat dhe Lakers, ku këta të fundit arritën të fitonin itullin e NBA-së.
Vanessa postoi një foto të burrit të saj dhe Rob Pelinka, menaxheri i skuadrës Lakers, duke uruar skuadrën për fitoren e merituar.
Lakers arritën të fitonin titullin e 17-të, me 106-93 pikë. Lakers kanë dhënë tributin e tyre në fillim të këtij muaji ku u veshën si Kobe dhe gjatë playoff-it përmendën emrin e tij “1-2-3 Mamba”.
Në 26 janar të këtij viti, Kobe dhe Gianna Bryant vdiqën në helikopterin që po udhëtonin me 7 pjestarë të tjerë të skuadrave ku trajnohej Gianna dhe mikeshat e saj.
Burimi: The Guardian https://www.theguardian.com/sport/2020/oct/11/vanessa-bryant-kobe-bryant-los-angeles-lakers-win-nba-title-tribute