TIRANË– Largimi i të rinjve nga Shqipëria është çështja që ka vendosur të sjellë në vëmendje të ndjekësve të tij kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Përmes një video të postuar në ‘Facebook’ Basha shkruan mëngjesin e sotëm se të rinjtë po largohen nën qeverisjen e Ramës.
Kryedemokrati bën thirrje që të largohet kryeministri aktual nga qeverisja në mënyrë që tu rikthehet shpresa shqiptarëve.
POSTIMI I LULZIM BASHËS:
Për shkak të Ramës, të rinjtë tanë po largohen nga Shqipëria. Është koha ta largojmë Ramën dhe t’u rikthejmë shqiptarëve shpresën!