• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Leksioni nga bllokimi i Kanalit të Suezit, tregtia botërore do vijojë t’i ndjejë gjatë pasojat

30/03/2021
in Botë
0
Leksioni nga bllokimi i Kanalit të Suezit, tregtia botërore do vijojë t’i ndjejë gjatë pasojat

Ajo sërish po lëviz! Pas disa ditësh përpjekjesh, anija e madhe me kontejnerë që kishte bllokuar Kanalin e Suezit, emrin e të cilës Ever Given tani e njeh mbarë bota, sërish mund të lëvizë. Kjo nuk do të thotë që trafiku është kthyer në normalitet në një prej rrugëve kryesore ujore për transportimin e mallrave. Por është një lajm i mirë për tregtinë botërore fakti që ky gjigand mund të mënjanohet dhe nuk ka nevojë të shkarkohen me qindra kontejnerë. Sepse çdo ditë shtesë e bllokimit kushton para të gatshme: Shoqata e sigurimeve Allianz vlerëson humbjet javore midis gjashtë dhe dhjetë miliardë dollarë.

Ägypten | Suez Kanal - Ever Given
Ever Given

Kjo nuk është për t’u habitur, kur dihet se 13 përqind e vëllimit të përgjithshëm të tregtisë botërore kalon nëpër këtë Kanal midis Detit të Kuq dhe Mesdheut. Kjo është rruga më e shkurtër detare për shkëmbimin e mallrave midis Azisë dhe Evropës. Por ai është – e këtë e kanë dëshmuar qartë ditët e fundit – si një vrimë gjilpëre me një kalueshmëri të kufizuar. Ndaj mjafton një stuhi rëre, e ndoshta edhe një kapiten jo tepër i kujdesshëm, që arteria e tregtisë botërore të bllokohet.

Problemi just-in-time

Dhe pikërisht si tani bllokohen të paktën 400 anije të tjera (të ngarkuara me mallra në vlerë prej dhjetë miliardë dollarësh) në hyrje të Kanalit. E drejtuesve të anijeve u mbetet vetëm të shpresojnë se kanali do të zhbllokohet. Po çfarë duhet të bëhet nëse të gjitha anijet e vonuara mbërrijnë në të njëjtën kohë, apo just-in-time?  Pandemia Corona ka bërë të qartë edhe një gjë tjetër: Të gjitha gjërat janë qepur në kornizë, e kjo shumë shpejt mund të shqepet!

Trade Talks zwischen USA und China

Porti Tianjin në Kinë

Që në fillim të pandemisë, kur Kina i mbylli fabrikat e saj dhe shpalli mbylljen e vendit, u pa në një moment se kontejnerët nga Kina nuk mbërrinin me kohë dhe mungonin pjesë të rëndësishme në linjat e prodhimit. Më vonë edhe Evropa i mbylli fabrikat e saj – për shembull, blerësit në ndërmarrje raportuan më pak kërkesë për pjesë elektronike në industrinë e automobilave. E kur fabrikat aziatike të çipave filluan përsëri të punojnë, prodhimi atje ndryshoi, sepse ndryshuan edhe kërkesat për miliona produkte. Por pas rifillimit të prodhimit të makinave, mungonin pjesë, si në Volkswagen, për shembull, i cili nuk ishte në gjendje t’i montojë 100.000 makina vitin e kaluar për shkak të mungesës së pjesëve. Pas djegies së një fabrike të çipave në Japoni u bë e qartë se problemet mund të zgjasin edhe më shumë.

Pengesat në furnizim

Pengesat në furnizim janë vërejtur kohët e fundit edhe në fusha të tjera të industrisë. Per shembull, në Gjermani ka tani mungesa të biçikletave. E kjo ka të bëjë me mungesën e mjeteve të transportit, sepse avionët prej një viti nuk janë duke fluturuar si më parë, e me këta avionë janë dërguar edhe shumë mallra.

Kriza e Coronës nuk do të thotë se ka ardhur fundi i globalizimit. Shpresa e atyre që thonë se me këtë krizë do të marrë fund edhe tregtia botërore nuk do të plotësohet. Por kjo nuk do të thotë se globalizmi po funksionon mirë. Përkundrazi: shumë gjëra duhet të bëhen më mirë, so për shembull respektimi i standardeve të duhura sociale në punë. Sipërmarrjet dhe kompanitë kaherë kanë filluar të bëjnë llogaritë, nëse është më mirë që të grumbullojnë pjesët e domosdoshme dhe të kenë rezerva. Sepse një gjë është e sigurt – bllokadat si kjo e Kanalit të Suezit do të ndodhin edhe në të ardhmen dhe do të pengojnë rrjedhën e tregtisë botërore.

Marrë nga DW

Tags: anija Ever Givenbllokimi i kanalit te suezitEver Giventregtia boterore
Previous Post

Detyrimet e prapambetura rriten brenda një muaji me 10 mln euro

Next Post

EMA i jep dritën jeshile Johnson & Johnson, shpërndarjet e para nisin më 19 prill

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
EMA i jep dritën jeshile Johnson & Johnson, shpërndarjet e para nisin më 19 prill

EMA i jep dritën jeshile Johnson & Johnson, shpërndarjet e para nisin më 19 prill

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.