TIRANË– Zbardhet letërporosia nga Belgjika, ku shkruhet se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të procedohet penalisht ose ridëgjohet për çështjen e ‘Toyota Yaris’. Në tre faqet e dokumenteve të letërporosive, shkruhet se numri një i opozitës duhet që të procedohet penalisht, ose të rimerret në pyetje si dëshimitar, madje dhe me detyrim nëse krijohet nevoja në rast kundërshtimi. Siç edhe rezulton nga dokumenti, në letrat e përcjella nga oficeri belg rezulton se numri një i opozitës, Lulzim Basha dhe 7 persona të tjerë janë në procedim penal nga drejtësia belge. Ndërsa sqarohet se në dëshmitë e dhëna nga Basha nuk është dhënë asnjë detaj lidhur me burimin e informacionit, duke shtuar se ka refuzuar që të japë më shumë të dhëna.
“Të procedohet ose të bëhet ridëgjimi i hollësishëm në cilësinë e dëshmitarit të Lulzim Bashës edhe me detyrim nëse është nevoja,”-thuhet në dokumentin e siguruar nga Syri.Tv.
ZBARDHJA E DOKUMENTEVE:
Nga Prokuroria e Përgjithshme, në datë 21.04.2021 është përcjellë kërkesa për ndihmë të ndërsjellë juridike e Gjyqtarit hetues pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Bruksel, Belgjikë në kuadër të hetimeve ndaj shtetasve shqiptarë Alfres Vladi, Elivs Vladi, Eduart Cani, alias Edi Lika, Klevi Cani etj. për kryerjen e veprave penale të dokumenteve të falsifikaura. Ministria e Drejtësisë i ka dhënë rrugë ekzekutimit të letër-porosisë së Autoriteteve belge të Drejtësisë në lidhje me procedimin penal në ngarkim të shtetasve: Lulzim Basha, i biri i Xhelal dhe Remzije, lindur më 12.06.1974 në Tiranë dhe banues në Tiranë, i martuar dhe me nënshtetësi dhe etni shqiptare.
—
Lulzim Basha, në datën 21 qershor 2018 ka bërë një deklaratë para Parlamentit shqiptar, ku ka lajmëruar mbërritjen e fondeve në cash, fonde të cilat u bllokuan në datën 24.06.2018 në Durrës dhe ka akuzuar ministrin Taulant Balla dhe dy parlamentarë të tjerë Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja se janë këta persona në origjinë të dërgimit të këtyre fondeve në lidhme me krimin e organizuar. Basha është dëgjuar edhe si dëshmitar në Tiranë, në datën 25 korrik 2019 në kuadrin e ekzekutimit të letërporosisë tonë të ndihmës së ndërsjellë të 30 prillit 2019 në praninë e dy anëtarëve të Prokourorisë së Krimeve të Rënda. Ai i ka përsëritur aty fjalët e thëna në Parlament por ka refuzuar të japë shpjegime në detaje (ndër të tjera të identifikojë burimet).
Basha është thirrur disa herë nga ana e prokurorisë dhe hetuesvëe belgë që të ridëgjohet si dëshmitat në Bruksel, por nuk është paraqitur dhe nuk ak dëguar një justifikim bindës në lidhje me mungesat e tij të përsëritura. Thirrjet e autoriteteve belge të datave 15.11.2019 për t’u paraqitur në datën 9.12.2019; 21.01.2020 për t’u paraqitur në datën 24.01.2020; 14.023.2020 për t’u paraqitur në datën 28.02.2020, si dhe paralajmërimi i datës 03.03.2020 për t’u paraqitur në datën 17.03.2020, kanë mbetur pa përgjigje me shkrim nga ana e tij.
KËRKOJMË:
Lejimin e ekzekutimit të letërporosisë të autoriteteve belge të drejtësisë.
Për ekzekutimin e kërkesës për ndihmë juridike të ngarkohen oficerë të policisë gjyqësore në SPAK dhe OPGJ në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Si u zbuluan 3.4 euro brenda makinë “Toyto Yaris”
Mbrëmjen e 24 qershorit 2018, policia shqiptare sekuestroi rreth 3,4 milionë euro të fshehur në dy makina tip “Toyota Yaris” në portin e Durrësit. Policia arrestoi në vendin e ngjarjes, pronarin e kompanisë së transportit Edi Lika, Klevis Lika, djalin e pronarit të kompanisë, dhe shoferin e kamionit, Agim Çeku. Një ditë më pas, më 25 qershor, policia arrestoi Alban Mollaymerin, biznesmenin që ka porositur makinat nga Belgjika. Po ashtu, Policia shpalli në kërkim dy vëllezërit Elvis dhe Alfred Vladin, që dyshohet se ishin personat që do të merrnin paratë. Por në burg përfundoi vetëm Ervis Vladi, i dënuar me 1 vit burg, i cili u gjykua vetëm për mosdeklarim parash.