Fushë- Krujë- Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Thumanë- Krujë, ku për pasojë ka humbur jetën një person dhe kanë mbetur të plagosur dy të tjerë.
Mjeti tip ‘Trajler’ është përplasur me mjetin tip ‘Opel’, për pasojë ka ndërruar jetë 40-vjeçarja ende e paidentifikuar.
Njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë. Të plagosurit ndodhen në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore.
Njoftimi i policisë:
“Më datë 23.11.2020, në orën 11:10, në aksin rrugor Thumanë -Krujë, janë përfshirë në aksident rrugor një mjet tip “Trajler” me një mjet tip “Opel” dhe për pasojë ka ndërruar jetë një shtetase rreth 40 vjeçe (ende e paidentifikuar pasagjere në mjetin tip “Opel”) dhe janë lënduar 2 shtetas, të cilët janë dërguar në spital.