Një zjarr i madh ka shkrumbuar një stallë lopësh pranë “Urës me Harqe” në Pllanë të Lezhës. Me gjithë ndërhyrjen e zjarrfikëseve dhe banorëve të zonës, zjarri nuk është vënë nën kontroll duke u përhapur në një sipërfaqe të madhe në mal.
Prej orësh vijon të digjet pylli me pisha, ndërsa era e fortë po ndihmon përshkallëzimin e zjarrit. Në vend ndodhen forcat e zjarrfikëses, por terreni i thyer malor e bën të pa mundur ndërhyrjen.