Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë. Shoferi i një automjeti dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur kur është përplasur fillimisht me një kabinë elektrike dhe më pas ka lëvizur dhe është përplasur me një automjet pranë një lagjeje. Megjithatë drejtuesi i dehur sërish nuk është ndaluar. Ai ka goditur më pas edhe një makinë tjetër në qytetin e Lezhës.
Nga perplasja ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit tip Benz i cili është dërguar me urgjence në spitalin e Lezhës. Nga goditja e kabinës ka ngelur pa energji elektrike e gjithe zona e ishullit. Policia ne vendin e ngjarjes po kryhen veprimet ne te tre vendet ku është përplasur mjeti.