• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

LIBRI I FATOS BAXHAKUT SHPALLET LIBRI MË I MIRË I PANAIRIT TË LIBRIT

16/11/2020
in Kulturë
0
LIBRI I FATOS BAXHAKUT SHPALLET LIBRI MË I MIRË I PANAIRIT TË LIBRIT

Për “stilin e veçantë e për t’u lakmuar të rrëfimit të historisë së Shqipërisë”, “Në emër të Noes”, i gazetarit të ndjerë Fatos Baxhaku, u shpall libri më i mirë i edicionit të 23-të të Panairit të Librit, që këtë vit u zhvillua në kushte të pazakonta.

Edhe pse Panairi i përvitshëm, i organizuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë, për shkak të pandemisë Covid-19 u zhvillua segmentar, përmes një platforme online dhe “pavijone” të shpërndara nëpër Tiranë, nuk mund të mungonte tradita e ndarjes së çmimeve.

Në ceremoninë e zhvilluar dje u shpallën fituesit e këtij edicioni. Çmimi për librin më të mirë iu dha gazetarit Fatos Baxhaku, pas vdekjes për librin e tij testament, që u botua pak kohë pas ndarjes së tij nga jeta, nga shtëpia botuese “Papirus”. Në emër të Fatosit, çmimin e mori i vëllai, Artur Baxhaku, i cili bashkë me të bijën e gazetarit dhe botuesin Benet Koleka çuan deri në fund librin e pambaruar “Në emër të Noes”. Mes emocionit dhe mallit, ai ndau disa kujtime nga panairet e shkuara me të vëllanë. “Kthehesha nga panairi dhe zbrazja çantat me libra dhe pastaj diskutonim e shijonim së bashku. U desh të jepej ky çmim që të kthehesha në panair”, u shpreh ai.

Agim Doksani u shpall përkthyesi më i mirë për këtë vit, ndërsa Primo Shllaku përkthyesi më i mirë i letërsisë frënge. “Këtë çmim ua kushtoj të gjithë përkthyesve, veçanërisht atyre italianë, që kanë dhënë një kontribut të palodhur për sjelljen sa më bukur në shqip të kësaj letërsie”, tha Doksani. “Zakonisht, njerëzit në moshën time i bëjnë llogaritë me të përtejmen dhe jo me fitimin e çmimeve. Kam dit me prit mirë dhe do të pres prapë”, tha Shllaku.

Çmimi i letërsisë për fëmijë shkoi për shkrimtaren Adelina Mamaqi, e cila u shpreh se “Letërsia për fëmijë duhet quajtur pjesë integrale e letërsisë për të rritur”. Në këtë edicion, Panairit të Librit iu shtua edhe një çmim i veçantë, çmimi i lexuesit më të mirë të bibliotekës, që iu dorëzua nëntëvjeçarit Jamarber Hoxha, për dashurinë që ka për librin

Tags: albanewsfatos baxhakupanairi 23 i librit
Previous Post

KOMPANIA AMERIKANE ‘MODERNA’: VAKSINA ANTI- KORONAVIRUSIT ËSHTË 95% EFEKTIVE

Next Post

BLERTA JOSIFI FLET 4 MUAJ PAS NGJARJES SË DHIMBSHME DHE SHOKUESE: BESUAM DERI NË FUND QË ANISA DO RIKTHEHEJ SËRISH TEK NE!

Related Posts

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Eurovision 2023: Zbulohet logoja dhe slogani domethënës i festivalit

Eurovision 2023: Zbulohet logoja dhe slogani domethënës i festivalit

04/02/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Sot 555 vite nga vdekja e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu

Sot 555 vite nga vdekja e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu

17/01/2023
New York Times rendit lumin e Vjosës ndër vendet e para për të vizituar në 2023! Rama: Në pranverë e shpallim Park Kombëtar

New York Times rendit lumin e Vjosës ndër vendet e para për të vizituar në 2023! Rama: Në pranverë e shpallim Park Kombëtar

13/01/2023
Golden Globes 2023/ Lista e plotë e fituesve në ceremoninë e 80-të të filmit dhe kinematografisë

Golden Globes 2023/ Lista e plotë e fituesve në ceremoninë e 80-të të filmit dhe kinematografisë

11/01/2023
Next Post
BLERTA JOSIFI FLET 4 MUAJ PAS NGJARJES SË DHIMBSHME DHE SHOKUESE: BESUAM DERI NË FUND QË ANISA DO RIKTHEHEJ SËRISH TEK NE!

BLERTA JOSIFI FLET 4 MUAJ PAS NGJARJES SË DHIMBSHME DHE SHOKUESE: BESUAM DERI NË FUND QË ANISA DO RIKTHEHEJ SËRISH TEK NE!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Drejtori i Kadastrës Artan Lame

    ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Moti i keq në Selenicë, dëmtohet ura e fshatit Mesaplik, izolohen rreth 100 familje(FOTO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.