Të mërkurën Parlamenti Evropian miratoi një masë që do të deytrojë platformat online të heqin ose të bllokojnë me shpejtësi postimet e ndryshme që konsiderohen “terroriste” në natyrë. Nëse kompania nuk e bën këtë, ajo mund të rrezikojë një gjobë që mund të arrië deri në 4% të të ardhurave të saj globale.
Përjashtime tmund të bëhen nëse postimet përmbajnë koncepte arsimore, gazatare, artistike ose kërkimore. Ligji parashikon gjithashtu përjashtime për operatorët më të vegjël ose jo-komercialë.
“Kjo rregullore do t’a bëjë më të vështirë për terroristët të abuzojnë fuqinë e internetit për të rekrutuar njerëz, për të nxitur sulme në internet ose për të glorifikuar mizoritë e tyre në internet” tha Komisioneri i Punëve të Brendshme i BE-së Ylva Johansson ndërsa u prezantua legjislacioni.
Ai e quajti legjislacioni një “tekst të mirë dhe të ekuilibruar” që mbështeste lirinë e fjalës në internet ndërsa përmirësonte sigurinë e internetit. Gjithsesi shumë aktivistë kanë frikë që ligjet e reja do e bëjnë më të vështirë për njerëzit të shprehin opinionet e tyre në internet nëse ato gjykohen të jenë ofenduese. Ligji i ri nuk do të kërkojë që operatorët e platformës të monitorojnë të gjitha përmbajtjet ose të instalojnë filtra, por atyre do t’u kërkohet që të heqin ose të bllokojnë postimet për të cilat do të paralajmërohen.