• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Lija e majmunëve, Ministrja e Shëndetësisë: Mbërrijnë testet e para në vend, do kryhen në ISHP

27/06/2022
in Sociale
0
Lija e majmunëve, Ministrja e Shëndetësisë: Mbërrijnë testet e para në vend, do kryhen në ISHP

TIRANË- Kanë mbërritur në Shqipëri testet e para për diagnostikimin e rasteve të dyshuara me linë e majmunit apo kontakteve të tyre. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manatirliu vizitoi sot laboratorin e referencës në Institutin e Shëndetit Publik, ku bëri me dije se testimet për linë e majmunit do të kryhen në Shqipëri.

“Në laboratorin e referencës në Institutin e Shëndetit Publik tashmë ne kemi bërë të mundur që për 250 rastet të para që mund të jenë të dyshuara, të kemi dhe testet specifike në këtë laborator. Pra, do të kemi mundësi që pikërisht në këtë laborator, pa i çuar në laboratorët e referencës, të mundet të testojmë raste të dyshuara dhe gjithashtu kontaktet e dyshuara të rasteve”, bëri me dije Manastirliu duke shtuar se bashkëpunimi me laboratorët e referencës do të vijojë.

Duke folur për modernizimin e laboratorit të ISHP, Manastirliu bëri me dije se pritet që të forcohen kapacitetet me një aparaturë moderne për sekuencimin e genomit, teksa foli për masterplanin e ri transformues për Institutin e Shëndetit Publik.

“Deri në vjeshtë ne duam që të kemi gjithashtu një tjetër aparaturë moderne në ISHP, që është sekuenciatori genomik. Pra do të kemi mundësi që në këtë laborator të mund të sekuencojmë genomin dhe është një ndër proçedurat që të gjithë laboratorët e referencës e kanë. Ndërkohë që me Institutin e Shëndetit Publik, jemi duke punuar për të përfunduar edhe masterplanin e të gjithë korpusit të Insititutit të Shëndetit Publik, përfshirë edhe godinën qendrore dhe një godinë të re që do të jetë kulla e laboratorëve, duke përfshirë nga laboratorët bazë, kimik, biokimik, gjithashtu laboratorët e virologjisë dhe mikrovirologjisë. Është projekti ynë më ambicioz që ne kemi për ISHP-në”, tha Manastirliu.

Duke folur për situatën epidemiologjike ku ditët e fundit është vënë re një rritje e rasteve pozitive me Covid19, Manastirliu i bëri apel qytetarëve që të vijojnë të vaksinohen.

“Ashtu sikurse edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka alertuar, do të kemi edhe një rritje të rasteve. Vjeshta sigurisht që do të vijojë që të ketë sfidat e saj në raport edhe me rastet covid, në raport edhe me variantet e reja. Por vaksinimi është fjala kyçe. Ne do të vijojmë proçesin e vaksinimit. Do të vijojmë që të jemi në të gjithë territorin. Njesitë e lëvizshme tashmë po bëjnë një punë fantastike në gjithë territorin, duke vijuar vaksinimin derë më derë dhe duke kapur pikërisht ato xhepat e popullatës që ende nuk janë vaksinuar me dozën e tretë. Ndërkohë që ne kemi të miratuar dhe dozën e katërt”, tha Manastirliu.

Duke folur për monitorimin e situatës për linë e majmunit, Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Dr. Eugena Tomini tha: “Aktualisht kemi sërish një survejancë e angazhuar siç është ajo e lisë së majmunit, duke shtuar kapacitetet diagnostike në Institutin e Shëndetit Publik dhe për më tepër diagnoza kryhet në vend, pavarësisht se ne kemi vazhdimisht komunikim me netëorkun e laboratorëve të referencës në Europë, për të konfirmuar diagnozën”.

Sipas Qendrës Europiane për Kontrollin e Sëmundjeve, Shqipëria vlerësohet me risk të ulët përsa i përket lisë së majmunit. Vendet Europiane tashmë janë në alert, sepse janë më shumë se 29 vende ku janë konstatuar më shumë se 1700 raste të lisë së majmunit.

Tags: ishplija e majmunevetestet e para ne vend
Previous Post

Bullgaria bllokoi Maqedoninë e Veriut e Shqipërinë, Borrell: Të heqim veton në vendimmarrje!

Next Post

Digjet gjatë natës fasoneria në Vlorë, dyshohet zjarr i qëllimshëm

Related Posts

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
7.5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë më 2022, gjysma nga Kosova, rriten me 40% ikjet e shqiptarëve jashtë

7.5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë më 2022, gjysma nga Kosova, rriten me 40% ikjet e shqiptarëve jashtë

28/01/2023
Turizmi gjatë nëntorit në Shqipëri, të huajt sërish me rritje

Vendet me peizazhin më piktoresk në Evropë, Shqipëria në vendet e para!

28/01/2023
Travel of Path: Shqipëria është vendi më i mirë europian për nomadët amerikanë në 2023-in

Travel of Path: Shqipëria është vendi më i mirë europian për nomadët amerikanë në 2023-in

27/01/2023
2558 klasa kolektive në Shqipëri/ 22 mijë nxënës bëjnë mësim të kombinuar

Dita Ndërkombëtare e Arsimit, Kushi: Gjuha shqipe në rrezik, do zhvillojmë konkurs në shkolla, kemi qëllim ruajtjen e saj

24/01/2023
Turizmi gjatë nëntorit në Shqipëri, të huajt sërish me rritje

Turizmi gjatë nëntorit në Shqipëri, të huajt sërish me rritje

21/01/2023
Next Post
Digjet gjatë natës fasoneria në Vlorë, dyshohet zjarr i qëllimshëm

Digjet gjatë natës fasoneria në Vlorë, dyshohet zjarr i qëllimshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Drejtori i Kadastrës Artan Lame

    ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Moti i keq në Selenicë, dëmtohet ura e fshatit Mesaplik, izolohen rreth 100 familje(FOTO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Rama ulet të hajë pica në Krujë, batuta me Bushin: Kush është 8 more, Kujtim Gjuzi? Ekonomin për të ngrënë e keni njish këtu, mua për hudhër

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.