Vetëm 15 minuta mund të bëjnë një ndryshim të madh.
Binjakët e porsalindur, Aylin dhe Alfredo Trujillo erdhën në botë me 15 minuta diferencë, por do të festojnë ditëlindjet e tyre në ditë, muaj dhe vite të ndryshme.
Kjo është historia e Alfredo Antonio Trujillo dhe Aylin Yolanda Trujillo, të cilët erdhën në jetë gjatë ndërrimit të viteve. Vëllai lindi në orën 23:46 minuta, më 31 dhjetor 2021, ndërsa motra e tij erdhi në jetë në orën 00:01 të 1 janarit 2022 në një spital në Kaliforni. Në SHBA vijnë në jetë afërsisht 120 mijë binjakë, por mundësia që ata të lindin në vite të ndryshme është një në dy milionë.
“Për mua është çmenduri që ata janë binjakë dhe e kanë ditëlindjen në vite të ndryshme”, tha Fatima Madrigal, nëna fatlume që i solli ata në jetë. “Ky është një nga momentet më të paharrueshme të karrierës sime. Ishte një kënaqësi e vërtetë t’i ndihmoja këta binjakë të vinin në jetë shëndoshë e mirë në vitin 2021 dhe vitin 2022. Çfarë mënyre fantastike për të nisur vitin e ri”, u shpreh mjekja Ana Abril Arias.