Ditën e hënë në orën 17:00 do të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë në seancën e tretë për këtë legjislaturë. Sipas një njoftimi zyrtar, Kuvendi do të mblidhet për zgjedhjen e organeve drejtuese. Në rendin e ditës janë; zgjedhja e Byrosë dhe përbërja e sekretariateve, caktimi i kryesive të komisioneve parlamentare dhe caktimin e anëtarëve zëvendësues.
Të premten u mbajtën dy seancat e para ku paradite në 10:00 u bë nisja e legjislaturës dhe pasdite në 17:00 betimi i deputetëve dhe zgjedhja e kryetares së parlamentit, Lindita Nikolla.