Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme edhe në Gjirokastër. Liqeni i Viroit ka dalë nga shtrati, ndonëse deri më tani nuk ka bllokim të rrugës nacionale. Ndërkohë, nga ujërat që kanë vërshuar rrugëve është bërë e pakalueshme rruga e Zhulalit. Gjithashtu, prurjet e Drinos dhe Vjosës janë pranë nivelit maksimal.
Situata mbetet shqetësuese në pallatin pesëkatësh, në lagjen “Punëtori”, në Gjirokastër, ku rrëshqitjet dhe çarjet e tokës kanë nisur edhe gjatë natës, duke alarmuar banorët.