Turqi- Lira, monedha turke shënoi ngritje të vlerës së saj, pas dorëheqjes së dhëndrit të presidentit turk, Reccep Tayip Erdogan si ministër i Financave.
Ekonomistët thanë se dorëheqja e Berat Albayrak, burri i vajzës së madhe të Erdoganit, Esra dhe dorëheqja e Murat Uysal, kreut të Bankës Qendrore, gjatë fundjavës, janë sinjal se Turqia po pranon gabimet e politikës financiare dhe po përgatitet të rrisë normat e interesit, raportojnë mediat e huaja.
Analistët dhe mediat turke spekuluan se dorëheqja e Albayrak u nxit nga kundërshtimi i tij ndaj emërimit të ish-ministrit të financave, Naci Agbal, të shtunën si kreu i ri i Bankës Qendrore.