Lirohet nga burgu Ismail Morina, kuksiani që ngriti dronin në Beograd.
Ai u arrestua pak ditë më parë ndërsa më pas u transferua në Durrës. Ismail Morina u vu në pranga pasi kishte një urdhër arresti dhe me vendim të Gjykatës së Durrësit ishte dënuar me 5 muaj e 12 ditë burg për armë mbajtje pa leje.