Tiranë- Kryedemokrati Lulzim Basha ka vizituar ditën e sotme qytezën e Kamzës.
Basha u prit nga qytetarët e Kamzës me brohoritje dhe inovacione. Ai u shpreh para qytetarëve se ai ka parë në sytë e tyre lot, dhe iu premtoi se do të bëjë më të mirën për të arritur realizimin e premtimeve të tij.
“Ju falënderoj nga zemra për këtë pritje. I kam parë lotët në sytë e nënave dhe motrave tuaja, kam parë dhimbjet tuaja. Më 25 prill, Shqipëria fiton. Rama ik. Më 25 prill, të gjithë në kutitë e votimit”, tha Basha.