Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e përkujtim të 30-vjetorit të fillimit të emigracionit shqiptar drejt Puljas, në Këshillin Rajonal të Puljas, krah ministrit të Jashtëm italian, mikut Luigi di Maio dhe Kryetarit të Këshillit, Michele Emiliano.
Rama u nderua me çmimin ‘Rrënja e Pulias’ në Itali, dhe ka qenë pikërisht kryetari i Këshillit i cili i ka dhënë dhuratën.
Michele Emiliano: Kryeministri Rama nuk e pëlqen retorikën, e di që po e bezdis, do të thotë po flet si shumë Mikele. Ja pse unë sot do ti them të gjitha këto, të kam ndjerë afër, duke i qëndruar popullit pranë pandemisë. Ti e njeh këtë rajon, si pak të tjerë, e njeh mënyrën tonë të të qënit, ti sikurse e the ndihesh një pjesë e këtij komuniteti, ashtu si ne ndjejmë Shqipërinë.
Nuk ta thamë më parë, por kemi një suprizë të vogël, çmim që i jepet një Puliezëvë. Po ia japim një puliezi por me nënështetësi shqiptare.Rrënja e Pulias, nëse do ta pranosh, nëse do të mbrosh tokën time, përvec tëndes .Motivi është ky në emër të afërsisë mes Pulisë dhe Shqiptarëve.
Çmimi është i madh por është për përmasat e tua, në masën tënde. Duke pasur parasysh dhe emrin e tij, ka të bëjë me një rrënjë. Ky është emri i artistit dhe kjo është rrënja e Pulias. Faleminderit dhe për dashurinë që na ke dhënë gjithmonë.