Qindra qytetarë, mbështetës të opozitës, demokratë janë nisur nga rrethet për të marrë pjesë në protestën e thirrur sot nga Fronti Opozitar për shpëtimin e Shqipërisë. Me mesazhet kyçe ‘Shqipëria në rrezik’ dhe ‘mos thuaj: ç’më duhet mua?’’, spoti i PD rithekson motivet e protestës dhe kërkon daljen nga apatia shoqërore.