Kryeministri Edi Rama, ka nisur takimin re Rektorët e Universiteteve Publike dhe Jopublike për të diskutuar mbi procesin e rankimit të institucioneve të arsimit të lartë.
Gjatë fjalës së tij Rama tha se: Jemi këtu për të diskutuar për një tematikë që ka të bëjë me rankimin e universiteteve tona dhe një vlerësim të plotë të të gjithë kritereve të ligjshmërisë, kur jemi në një fazë që do ta quaj të ndërmjetme pas reformës së Arsimit të Lartë e fillimit të zbatimit të saj dhe në funksion të thellimit t kësaj reforme në organizimin e mëtejshëm të të gjithë sistemit tonë universitar. Dua të bëj me dije që sikundër e kishim diskutuar me rektorët, në takimin e Pragës të atij që u pagëzua si komuniteti i ri politik europian, unë kam ngritur temën e Universitetit si një temë që duhet konsideruar nga BE dhe për t’u adresuar pa pritur që Shqipëria dhe vendet e Ballkanit të bëhen anëtare të BE. Ne kemi si vende kandidate që negociojmë anëtarësimin tonë një akses të pjesshëm.