BRITANI E MADHE- Pasi ministri i BREXIT, Lord Frost dha dorëheqjen, këtë post do ta marrë sekretarja e Jashtme, Liz Tras do të marrë detyrën si negociatore e Britanisë me Bashkimin Evropian për Protokollin e Irlandës së Veriut.
“Tras do të marrë përgjegjësinë ministrore për marrëdhëniet e Mbretërisë së Bashkuar me Bashkimin Evropian me efekt të menjëhershëm dhe do të udhëheqë negociatat në vazhdim për të zgjidhur problemet që dalin nga funksionimi i vazhdueshëm i Protokollit të Irlandës së Veriut”, thuhet në deklaratën e Downing Street.
Liz Trace është ngarkuar të marrë përsipër çështjet pas BREXIT, veçanërisht protokollin e diskutueshëm që rregullon rregullimet specifike doganore në Irlandën e Veriut. Tras, një ish-ministre e tregtisë që mori detyrën si ministre e Jashtme në shtator është e popullarizuar në bazën e Partisë Konservatore.
Frost i dorëzoi letrën e dorëheqjes një javë më parë kryeministrit britanik Boris Johnosn për shkak të situatës së krijuar nga kufizimet e udhëtimeve për shkak të situatës së krijuar nga COVID. Ai tha gjithashtu se ishte zhgënjyer nga rritja e taksave dhe kostoja e politikave neto zero.