Ish-kapiteni ynë i kombëtares, Lorik Cana, i ka bërë lëmsh ndjekësit e tij në rrjetet sociale me një postim të koduar. Mbrëmë, ai i befasoi ndjekësit në “InstaStory”, ku shkroi një status me shumë kuptime, për një takim me ish-in e tij. Të gjithë u keqkuptuan, se bëhej fjalë për ndonjë ish të dashur, para se të martohej, por nuk paska qenë kështu.
“Dua të ndaj me ju diçka speciale, që më ndodhi mua sot…Unë pashë pas më shumë se 10 vitesh një ish timin. E di që është e vështirë ta them këtë dhe ndoshta
nuk duhet ta them, por një numër i madh kujtimesh dhe pasionesh m’u rikthyen mua! Ajo është ende shumë atraktive, një bukuri reale dhe ende ka një tatuazh me
emrin tim në të… Shpresoj të të shoh një ditë! Më mungon!” – shkroi Cana.
Më vonë, për t’i larguar të gjitha dilemat dhe keqkuptimet ka menduar vetë Loriku, përmes një postimi tjetër, kur ka zbuluar makinën luksoze “Porsche”, që e ka në
garazhin e tij. Përmes fotos ka specikuar edhe gdhendjen e emrit të tij në të.