• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

LSI bëhet ‘Partia e Lirisë’! Meta në krye: Ia vlen të vdesësh për Shqipërinë

26/07/2022
in Politikë
0
LSI bëhet ‘Partia e Lirisë’! Meta në krye: Ia vlen të vdesësh për Shqipërinë

Me tone nacionaliste, duke folur për një mision për të shpëtuar Kosovën, pavarësinë e saj dhe sovranitetin e Shqipërisë por edhe me një ‘pagëzim’ të ri si ‘për të larë mëkatët’ Ilir Meta nis sot zyrtarisht rrugëtimin e tij të ri në politikën shqiptare. Lëvizja Socialiste për Integrim nga dita e sotme do të mbajë emrin ‘Partia e Lirisë’. Që në nisje të eventit u ndryshuan 2 nene në statut ku LSI i dha të drejtë vetes që të ndryshojë emrin, vulën dhe simbolet e partisë. Kjo i hapi rrugën ndryshimit të emrit të partisë së krijuar në vitin 2004 nga Ilir Meta. Tashmë Partia e Lirisë do të drejtohet nga një Komitet Organizator, me në krye Ilir Metën, derisa sipas statutit të zhvillohen zgjedhjet që ta ngjisin zyrtarisht ish presidentin në krye të saj.

Për emrin e ri, mund të ketë marrë frymëzim dhe nga Sali Berisha, me të cilin LSI bëri koalicionin që mbante emrin “Shtëpia e Lirisë” dhe u fut në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Në Konventën Kombëtare, gjatë fjalimit që zgjati rreth 1 orë, Ilir Meta duket se rikthehet në politikë me kartën e nacionalizmit që siç duket do e shikojmë shpesh ta artikulojë si të vetmen alternativë që i ofron shqiptarëve, të cilëve sot i tha se zgjidhja e vetme është Referendumi. “Kam parë një rrezik kanosës për sovranitetin e këtij vendi, për pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës”, tha Meta duke shtuar se kërkohet ndërhyrje emergjente dhe ka një plan për të ekzekutuar pluralizmin politik në Shqipërisë. Një thirrje e kishte edhe për qytetarët duke i thënë se s’duhet të besojnë asnjë politikan si dhe bëri zotim se tradhtarët do të përballen me shpatën e “Domekleut”.

Ndër të tjera, Meta shprehu edhe shqetësimin për gjendjen e vështirë të vendit dhe renditi të gjitha dështimet e qeverisë Rama, duke nisur nga paga më e ulët në rajon deri te fakti që shqiptarët “mbajnë kampion” për azilantë. Nuk kurseu komentet për kundërshtarët politik, më konkretisht për Edi Ramën, Lulzim Bashën, të cilëve u shpalli luftë për jetë a vdekje. Meta kërkoi që të shpallet “non grata Rilindja mavi dhe blu”. Me këtë të fundit duket se i referohet deputetëve demokratë që mbështesin nismat e qeverisë Rama. Nuk munguan në mesin e anëtarëve të partisë së tij, as thirrja klasike Rama ik.  

Meta nuk hezitoi të thoshte atë që mendonte edhe për Lulzim Bashën, të cilin e cilësoi “mashtrues ordiner”. Nga fjala që mbajti u kuptua qartë se Meta ka qenë kundër djegies së mandateve në 2019, gjë që mesa duket ka sjellë prishje të marrëdhënies së tij me ish kryetarin e PD pasi thotë se ishte kategorikisht kundër bastit të çmendur për të lënë parlamentin. Vendimi i Metës për tu rikthyer në politikë nuk është surprizë pasi e kishte paralajmëruar që kur ishte në krye të shtetit. Një ditë pasi la Presidencën, mori frerët e drejtimit të partisë në mënyrë që të sjellë frymë opozitare në vend dhe të rrëzojë Edi Ramën. Ndërsa Monika Kryemadhi, e cila dha dorëheqjen nga posti i kryetares së LSI që nga sot quhet ‘Partia e Lirisë’ për t’ia lënë vendin Ilir Metës, ka zbuluar lëvizjen e radhës duke thënë se do rikthehej te të rinjtë.

Edhe gjatë fundit të mandatit të tij në krye të shtetit, Meta është përplasur vazhdimisht me mazhorancën, e cila madje ndërmori dy herë votimin për shkarkimin e tij nga posti i presidentit. Në qershor të vitit të kaluar Kuvendi votoi për shkarkimin e Metës si president, por Gjykata Kushtetuese vendosi kundër vendimit të marrë.

Tags: albanewsilir metakonventa e lsilsipartia e lirise
Previous Post

‘Bëni kujdes me partnerin dhe vendimet që do të merrni!’ Parashikimi i Paolo Fox për këtë të martë

Next Post

Vijon i nxehti ‘përvëlues’, ja sa do të jenë temperaturat për sot

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
Shqipëria nën pushtetin e të nxehtit afrikan, parashikimi i motit për sot

Vijon i nxehti ‘përvëlues’, ja sa do të jenë temperaturat për sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.