Tiranë- Lëvizja Socialiste për Integrim do të dalë si forcë politike e vetme në zgjedhjet e 25 prillit.
Edhe pse në koalicion, PD dhe LSI kanë zgjedhur që të operojnë përmes një skenari që do të maksimalizojë votën e tyre nisur edhe nga kushtëzimit e Kodit Zgjedhor të miratuar verën e shkuar. Sot është dita e fundit e afatit për regjistrimin e koalicioneve në KQZ dhe Basha me Kryemadhin kanë zgjedhur që të kandidojnë me lista të ndryshme në 9 qarqe të vendit dhe me një listë në 3 qarqe të tjera.
Qëllimi është që të mos humbasë asnjë votë opozitare dhe thellimi i rezultatit në ato qarqe ku duhet bërë diferenca siç është Tirana, Durrësi, Elbasani, të cilat ose duhen fituar ose duhen nxjerrë barazim në mënyrë që opozita e sotme të jetë maxhorancë nesër.