Që pas shfaqjes të rastit të parë të Covid-19 në vitin 2019 në Kinë, virusi është përhapur në të gjithë botën. Dhjetra vende kanë regjistruar mbi 1.000 vdekje, ndërsa numri i personave të infektuar ka kaluar shifrën e një milion njerëzve në disa vende.
Zbulimi i varianteve të reja të koronavirusit, shumë herë më të transmetueshme i ka bërë ekspertët e shëndetit publik të kërkojnë për mënyra të ndryshme mbrojtjeje, qoftë në kërkimin e një vaksine që ofron shumë imunitet apo qoftë në një alternativë tjetër që mund të jetë mbajtja e dy maskave. Disa ekspertë amerikanë kanë sugjeruar një ndryshim të tillë që mund të jetë thjesht vendosja e një maske të dytë mbi të parën apo një mënyrë edhe më e mirë sipas tyre, duke veshur një maskë pëlhure sipër një maske kirurgjikale.
Megjithatë, a sigurohet realisht mbrojtje e dyfishtë nëse vendosim dy maska në fytyrë?
Sipas të dhënave më të fundit shkencore nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), nbrojtëset e fytyrës mund të zvogëlojnë rrezikun e infeksionit me koronavirus me më shumë se 70%. Për të dalë në një përfundim nëse dy maska janë më mirë se një do të duhet kohë, por profesori Scott Segal, i cili kreu teste në një sërë materialesh prej lecke për të parë se sa efektive do të ishin ato si maska për fytyrën për një studim të vitit 2020, ka një mendim në lidhje me këtë çështje shumë të diskutuar së fundmi.
Një pjesë e vogël e studimit adreson drejtpërdrejt përfitimin e mbajtjes së dy maskave në të njëjtën kohë. Në këë studim, profesorët zbuluan se mbajtja e dy maskave mund të funksionojë më mirë kur nuk përdoret një maskë kirurgjikale.
“Vendosja e dy maskave mund të jetë një ide e arsyeshme nëse aftësia e filtrimit të maskave nuk është shumë e fortë”, thotë Dr. Segal.
Problemi zbërthehet tek një përplasja mes cilësisë dhe sasinë. Nëse një maskë fytyre e përshtatshme dhe efektive nuk është e disponueshme, atëherë dy maska fytyre me cilësi më të ulët të veshura së bashku mund të përmirësojnë mbrojtjen. Sidoqoftë, nëse mbajtja e dy maskave e bën të vështirë frymëmarrjen, mjekër këshillojnë që të hiqet dorë prej tyre.
Përktheu nga Health.com: ©Lapsi.al