• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Lufta në Ukrainë, forcat ruse bombardojnë qytetin strategjik të Odesës

03/04/2022
in Botë
0
Shpërthim në rajonin Belgorod të Rusisë, guvernatori: Mund të jenë për shkak të zjarrit

UKRAINË- Forcat ruse bombarduan sot qytetin strategjik të Odesës në jug të Ukrainës, duke shkatërruar një qendër të përpunimit të naftës dhe depot e karburantit. Ndërkohë në Zaporizhia vazhdojnë përpjekjet për evakuimin e banorëve nga zonat që po sulmohen nga forcat ruse.

Banorët e Odesës u zgjuan të dielën nga zhurma e shpërthimeve të forta dhe tymi i zi që mbuloi qiellin e qytetit të njohur si perla e Detit të Zi.

“Isha në shtëpi dhe ishte e frikshme sepse muret po dridheshin. Dola jashtë dhe dëgjova një shpërthim që ndodhi afër shtëpisë sime. Cisterna e një ferme ishte duke u djegur”, tha Oleg Ragotienko i cili së bashku me një grup fqinjësh panë strukturën që po digjej.

Ushtria ruse tha se goditi një qendër të përpunimit të naftës dhe depot e karburantit rreth qytetit port strategjik. Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, gjenerali Igor Konashenkov tha se anijet dhe avionët rusë qëlluan me raketa të dielën drejt objekteve që tha se përdoreshin për të siguruar karburant për trupat ukrainase pranë qytetit të Mykolaivit.

Vladislav Nazarov, përfaqësues i Komandës Operative në jug të Ukrainës tha në një video-deklaratë se “Armiku vazhdoi praktikën e tij të ndyrë të shkatërrimit të infrastrukturës kritike”.

Odesa është porti më i madh i Ukrainës, ku ndodhet selia e forcave të saj detare. Qendra tregtare në qytetin ukrainas të Zaporizhës është bërë një stacion për rreth 60 mijë njerëz që po përpiqen të largohen në drejtim të pjesës juglindore të Ukrainës.

Shumica kanë kaluar ditë në përpjekjet për të arritur në Zaporizhia, ndalesa e tyre e parë në territorin e kontrolluar nga forcat ukrainase. Për shumë njerëz, mbërritja aty është dërrmuese, pasi kanë kaluar javë nën rrënoja në qytetet e tyre. Disa rrëfyen tmerret që kishin përjetuar. Peycheva Olena, e cila u largua nga qyteti i rrethuar i Mariupolit, tha se ajo u detyrua të linte burrin e saj, të vrarë, të pavarrosur.

“Kishte bombardime dhe ne u përpoqëm ta tërhiqnim zvarrë, por ishte shumë e vështirë, nuk ia dolëm”, shpjegoi vajza e saj, Kristina Katrikova.

Gjendja mbetet e rëndë në qytetin port strategjik dhe mundësitë për evakuuim janë të vakta. Drejtuesit e qytetit të rrethuar, i cili është goditur fort nga disa nga sulmet më të rënda të luftës, njoftoi javë më parë se uji, ushqimi, karburanti dhe ilaçet po mbaronin.

Rreth 100,000 njerëz besohet se janë ende atje, më pak se një e katërta e popullsisë së qytetit që para luftës kishte rreth 430,000 banorë. Shumica e atyre që arritën në Zaporizhia, u larguan vetë me makinat e tyre, duke rrezikuar jetën. Të tjerët u transportuan nga vullnetarë si Maria Tsimerman, e cila thotë se të shkojë përsëri me makinë në Mariupol për të evakuuar të sëmurët dhe të plagosurit.

“Unë vendosa të ndihmoj të tjerët kur isha në një qendër strehimi. Së bashku me bashkëshortin dhe fëmijët tanë vendosëm të ndihmonim njerëzit e tjerë”, thotë ajo.

Edhe qeveria lokale në Zaporizhia po ndihmon njerëzit në nevojë. Ajo ka dërguar autobusë për të evakuuar 2000 njerëz nga qyteti i Beryanskit, i pushtuar nga Rusia, por përpjekjet për të organizuar autokolona në shkallë të gjerë kanë dështuar për shkak të shqetësimeve mbi gjendjen e sigurisë.

Marrë nga VOA

Tags: albanewslufta ne ukraineOdesa
Previous Post

Sekretari britnik i transportit: Ukraina do të fitojë, çmimi i lirisë nuk është pa kosto

Next Post

Lufta në Ukrainë, CNN: Është gjetur një varr masiv me të paktën 300 trupa

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Lufta në Ukrainë, CNN: Është gjetur një varr masiv me të paktën 300 trupa

Lufta në Ukrainë, CNN: Është gjetur një varr masiv me të paktën 300 trupa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Drejtori i Kadastrës Artan Lame

    ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çdo ditë në Big Market, në marketin e familjes suaj!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID I MERR JETËN ANËTARIT TË NJOHUR TË “GRUPIT X”, DASHNOR DIKO JEP LAJMIN E TRISHTË

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.