• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Lufta në Ukrainë mund të sjellë një ‘katastrofë ushqimore në mbarë botën’

12/03/2022
in Botë
0
Lufta në Ukrainë mund të sjellë një ‘katastrofë ushqimore në mbarë botën’

Lufta në Ukrainë do t’i dërgojë një goditje të fortë çmimeve dhe furnizimit global me ushqim. Kështu u shpreh për BBC një nga drejtuesit e kompanive më të mëdha të plehut kimik në botë – Yara International – e cila operon në më shumë se 60 shtete të botës dhe furnizohet me një sasi të madhe të materialeve bazë nga Rusia.

Sipas Svein Tore Holsether, çmimi i plehut kimik ishte rritur që prej fillimit të pandemisë dhe rritjes së fundmi të çmimit të gazit, por tani ai paralajmëron se situata do të bëhet edhe më e vështirë. “Gjërat po ndryshojnë çdo minutë,” – tha ai.

Varësia nga Rusia

Rusia dhe Ukraina janë disa nga prodhuesit më të mëdhenj të produkteve bujqësore dhe ushqimit në rang global.

Rusia gjithashtu prodhon një sasi të madhe të nutrientëve si potash dhe fosfati, të cilët janë ingredientët kyç në prodhimin e plehut – elementit kryesor që mundëson prodhimin e bimësive dhe të korrave – pa të cilin industria bujqësore nuk do të mund të funksiononte e as të prodhonte sasitë e mëdha të drithërave, frutave dhe perimeve të nevojshme për të ushqyer të gjithë botën. “Gjysma e botës ushqehet si rezultat i plehut kimik … dhe nëse ai nuk gjendet, të korrat do të bien menjëherë me të paktën 50%,” – tha Holsether.

“Për mua, pyetja nuk është a do të ketë krizë globale – por sa e rëndë do të jetë kjo krizë.”

Vetëm disa orë pasi z. Holsether dha deklaratën e tij për BBC, qeveria ruse i bëri thirrje prodhuesve vendas të ndalonin eksportin e plehut. Dukshëm, qeveria ruse po bën çmos që t’i tregojë botës pikërisht se sa e varur ajo është nga Rusia – në sektorë të ndryshëm nga ai i naftës, i gazit e deri tek industria ushqimore.

Holsether shtoi se rreth 1/4 e nutrientëve kryesorë që përdoren në prodhimin e ushqimeve evropiane vijnë nga Rusia.

Kompania e bazuar në Norvegji, nuk është ndikuar drejtpërsëdrejti nga sanksionet kundër Rusisë por asaj i është dashur të përballet me probleme të shumta me dorëzimin e porosive si pasojë e ndërprerjeve në industrinë e transportit. “Në të njëjtën kohë, ne po bëjmë ç ‘është e mundur për momentin, që të gjejmë burime të tjera por në një afat kohor kaq të limituar, gjërat nuk do të jenë edhe aq të thjeshta” – tha ai.

Kostot për fermerët

Analistë të shumtë kanë paralajmëruar gjithashtu se kjo lëvizje do të rrisë kostot për fermerët dhe si pasojë kjo do të ulë edhe sasinë e të korrave që ata do të mund të prodhojnë.

Kjo nuk ka si të mos ndikojë edhe në rritjen e çmimit të ushqimeve në të gjithë hallkat e zinxhirit global të furnizimit. Por, nutrientët nuk janë të vetmit faktorë që meritojnë të konsiderohen. Një ingredient kryesor në prodhimin e plehut kimik, është amoniaku – prodhimi i të cilit kërkon sasi të larta të gazit natyror.

Yara International është e varur nga sasi të mëdha të gazit rus për të prodhuar produktet ushqimore që ushqejnë pjesë të mëdha të Europës. Vitin e shkuar, kjo kompani u detyrua të ulte prodhimin me rreth 40% si pasojë e rritjes së çmimit të gazit në Europë. Ndërsa të tjera kompani janë detyruar të mbyllen tërësisht si pasojë e rritjes së çmimit të gazit.

Kriza klimaterike

Një tjetër shqetësim është i lidhur drejtpërsëdrejti me klimën dhe ngrohjen globale – teksa temperaturat rriten, zona e Ekuadorit do të bëhet thuajse e pajetueshme si për njerëzit ashtu edhe për rritjen e bimësisë, dhe popujt do të shohin gjithnjë e më shumë drejt veriut për të vazhduar normalisht jetët e tyre.

Me rritjen e temperaturave mesatare vjetore, toka të shumta në Siberinë e largët apo Polin e Veriut kanadez, do të bëhen pjellore ndërsa vende të shumta më pranë Ekuadorit do të vuajnë nga thatësirat  – gjë që ka nisur të ndodhë që tani në Europën Jugore apo edhe Azinë qendrore. CEO i Yara International tha se në terma afatgjatë, bota duhet të ulë varësinë e saj ndaj Rusisë pasi ndryshimet klimaterike dhe rritja e popullsisë do të vazhdojnë të kontribuojnë negativisht në krizën globale të ushqimit – e cila kishte nisur qysh prej fillimit të pandemisë.

Ai e përshkroi luftën si një “katastrofë mbi një mal katastrofash’ duke paralajmëruar se kjo situatë do të kontribuojë edhe në uljen e sigurisë ushqimore për vendet më të varfra të botës. “S’duhet të harrojmë se në 2 vitet e fundit, popullsia botërore u shtua me 100 milionë banorë të cilët bien të flenë me stomakun bosh …. ndaj ardhja e kësaj krize pas një situata tejet të vështirë në të cilën gjendej bota, është vërtetë shqetësuese.”

Tags: bllokimi i gruritlufta ne ukrainerusi ukraineuria ne bote
Previous Post

Shqipëria, me rritjen më të madhe të çmimeve të ushqimeve gjatë pandemisë në rajon

Next Post

Dita e katërt e protestave,Shqipëria në revoltë për çmimet,Rama ngre Bordin për naftën

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
LIVE- PROTESTË masive në vend, qytetarët në Tiranë mblidhen para Kryeministrisë

Dita e katërt e protestave,Shqipëria në revoltë për çmimet,Rama ngre Bordin për naftën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • “REUTERS” NXJERR ÇMIMIN, JA PËR SA DOLLARË DO TA BLEJË BE NJË DOZË VAKSINE KUNDËR COVID-19

    COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ndryshon harta elektorale/ Tirana bëhet me 36 mandate, Dibra dhe Gjirokastra 1 më pak

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.